Shiritat Plastike kane perdorim te gjere per lidhjen e paletave dhe produkteve te ndryshme ne fushen e prodhimit industrial, shperndarjes dhe logjistikes. Shiritat qe ne ofrojme jane performante por edhe ekologjike, 100% te ricklueshem jane te prodhuar nga lende te para te rigjeneruara e jo vetem. Cilesia e shiritave tane eshte e kontrolluar dhe e certifikuar per shkak te perzgjedhjes se lendeve te para me te mira dhe prodhimit me teknologjine me te avancuar.
Shiritat Plastike ndahen ne dy kategori kryesore:
Shirit Poliesteri PET
I prodhuar nga lende te para teresisht te ricikluara, shiriti PET ka force te jashtezakonshme mbajtjeje dhe elasticitet te kufizuar. Eshte i pandjeshem ndaj agjenteve atmosferike si ndryshimi i temperaturave dhe rrezeve te diellit ultraviolet.
Garanton shtrengim dhe siguri te produktit te ambalazhuar ne cdo faze te procesit, qe nga ambalazhimi, transportimi, magazinimi per nje kohe te gjate e deri ne mberritjen e paletes te klienti final.
Meqenese nuk ndryshket dhe ofron qendrueshmeri absolute te paletes shpesh eshte alternative zevendesuese e shiritit metalik.
I prodhuar ne permasa te ndryshme ky produkt perdoret ne makina automatike dhe pajisje manuale me ngjitje.
Sektoret e perdorimit te shiritit PET jane: ai i ndertimit (tulla, tjegulla, blloqe betoni etj), logjistika, industria metalike, e drurit, e pijeve dhe e kartonit.
Shirit Polipropileni PP
Shiriti i Polipropilenit PP perdoret gjeresisht ne shume sektore te industrise, si nje zgjidhje praktike dhe ekonomike. Ne varesi te aplikimit dhe produktit qe do te lidhet, ky artikull eshte i pershtatshem per perdorim si me makineri automatike ashtu edhe me pajisje manuale me ngjitje ose me kapese.
Shiritat plastike PP mund te konsiderohen si mjet komunikimi pasi mund te printohen deri ne 3 ngjyra me qellim dallimin e markes se klientit.
Ne ofrojme nje game te plote shiritash plastike te diferencuar per nga gjeresia, trashesia, gjatesia, lloji i siperfaqes (e sheshte ose me reliev) e ngjyra duke na lejuar te japim zgjidhje te personalizuara per plotesimin e gjithe kerkesave te tregut.
Pervoja jone e gjate na mundeson ti jemi krahe klientit per te bere zgjedhjen e duhur teknikisht sipas nevojave e kushteve te tij te ambalazhimit.