Ne ofrojme nje game te gjere e te plote produktesh per industrine e pijeve duke filluar nga makinat automatike e ½ automatike dhe materialet e konsumit per mbeshtjelljen e kolise me Shrink Film, lidhjen e paletes me Stretch Film, mbylljen e kutise se kartonit me skoc dhe se fundmi edhe etiketa per shishet. Materialet e konsumit si Shrink Film e Stretch Film dhe makinat ½ automatike jane pjese e stokut ne magazinen tone.

Materialet jane te pajisur me certifikaten e pershtatshmerise per perdorim ne industrine ushqimore.
Sherbimi yne plotesohet me keshillimin per zgjedhjen e duhur te produktit dhe makinerise per nje proces eficent si dhe me asistencen pas shitjes me suport teknik e pjese kembimi.