Skoc

Ne ofrojme nje game te gjere skoci adeziv e cila na mundeson te japim zgjidhje te personalizuara per cdo nevoje ambalazhimi, maskimi dhe ngjitje te perforcuar.
Me nivelin e larte te cilesise se produktit, karakteristikave teknike dhe llojit te adezivit, i pergjigjemi kerkesave me specifike te klienteve si forca e larte e mbajtjes, rezistenca nga ndryshimi i temperaturave, vjetrimi e mbrojtja nga stresi mekanik, per te siguruar nje ngjitje te pandryshueshme ne kohe. Ne i ofrojme klienteve tane nje zgjedhje te gjere e te diferencuar per nga tipi i filmit (Polipropilen ose PVC), tipi i adezivit (Akrilik, HotMelt ose Solvent), gjeresia, trashesia, ngjyra, printimi dhe ngjitja me ose pa zhurme. Skoci qe ne ofrojme eshte i pershtatshem per perdorim manual ose me makineri ½ e plotesisht automatike.

Skoc i perforcuar

Eshte skoc adeziv ne film polipropileni i perforcuar me fibra xhami te cilat mund te vendosen ne menyre te kryqezuar ose persegjati. Adezivi hotmelt me ngjitje te forte e te menjehershme dhe suporti i perforcuar, e bejne kete artikull ideal per ngjitje te produkteve me peshe te rende.

Masking Tapes

Masking Tape/Tenie eshe skoc adeziv prej letre qe perdoret gjate procesit te lyerjes ne ambiente te brendshme e te jashtme, per lyerje industriale, per lyreje te karrocerise se makinave dhe riparimit te xhamave, veteperdorim dhe maskime te tjera te ndryshme.
Pritet lehtesisht me dore dhe hiqet pa lene mbetje adezivi. Ky produkt eshte i disponueshem ne permasa te ndryshme, adezive Solvent e HotMelt per tju pershtatur te gjitha kerkesave te klienteve.
Keto cilesi e bejne produktin rezistent ndaj temperaturave te perdorimit dhe rrezeve UV.

Autostrada Tirane-Durres, Km, 8, Tirana, Albania
2018 Dimapak - Make it easy. All right reserved. ©