Ambalazhe mbrojtese

DimapakAdmin

Dimapak ofron nje game te gjere artikujsh ‘’Product Care’’ te krijuara enkas per te shmangur shperdorimin e materialit, energjise, hapesires, kohes, e punes se dores. Synimi eshte ulja e demtimeve duke siguruar qe produktet dhe materialet e paketuara te jene te mbrojtura gjate gjithe udhetimit te tyre deri ne mberritjen te klienti final. Nje tjeter qellim kryesor eshte optimizimi i permasave te pakos dhe hapesires se ambalazhimit. Permasat e duhura te hapesires dhe pakos rrisin eficencen ne pune dhe bejne qe kostot e transportit te jene me te uleta. Pervoja e klientit nuk mbaron me dorezimin e suksesshem te pakos. Pakoja terheqese qe hapet lehte dhe mund te riperdoret kane impakt te qendrueshem ne besnikerine e klientit dhe reputacionin e markes tuaj.

Artikujt e familjes Product Care qe ne ofrojme jane:

Bubble Film – Diferenca eshte te Barriera

Filmi me flluska qe ne ofrojme ka nje Shtrese Barriere qe mban ajrin brenda e cila siguron mbrojtje te mire dhe te qendrueshme ne kohe ne krahasim me produktet e tjera te zakonshme.

‘’Sekreti’’ eshte te Barriera.

Ky produkt eshte i disponueshem ne gjeresi e gjatesi te ndryshme, gjithashtu edhe ne formen e qeseve te gatshme me mbyllje te lehte Peel & Seal. Bubble Film mund te personalizohet duke u printuar me logon e klientit.

CellAir – Foam packaging

Eshte produkt shume i perhapur per cfaredo tip amballazhimi. Ofron mbrojtje dhe eshte zgjidhje mjaft eficente. I reziston lageshtise dhe ofron izolim termik. Ky produkt i prodhuar nga Polietileni i Ricikluar eshte i disponueshem ne permasa te ndryshme per nga gjeresia, trashesia e gjatesia.

Picture1

Profil U, Profil L, Profil Per Xhama, Kendore

Zarfe Mail Lite

Zarfet e mbushur me flluska jane zgjidhja e duhur per mbrojtje te produkteve delikate gjate transportit. Shtresa Barriere garanton mbajtjen e ajrit brenda zarfit edhe gjate ushtrimit te forcave te jashtme.
Mail-Lite eshte i disponueshem ne permasa te ndryshme. Zarfi mund te personalizohet duke printuar marken e klientit.

Inflatable Sistems – Sisteme fryrese

Sistemet me fryrje te filmit ‘’NewAir IB Express’’ (NAX) dhe ‘’FillAir Cyclone’’ (FAC) prodhojne perkatesisht; film me flluska me barriere me gjeresi 40 e 80 cm dhe jasteqe me ajer per mbrojtje te produktit dhe mbushje te boshllekut ne kuti.
Keto makineri mundesojne nje kursim te jashtezakonshem te hapesires se punes. Fryrja e filmit me keto makineri kerkon shume pak hapesire dhe shmang transportin e materialeve voluminoze si Bubble Film dhe CellAir. Ne kete menyre klientet shfrytezojne ne menyren e duhur hapesiren dhe ulin koston e transportit

NEWAIR IB EXPRESS

FILLAIR CYCLONE

Fryni vetem ato qe ju duhen, atehere kur ju duhen.

Profile Kartoni – Edgeboards

Profilet e Kartonit tip L jane ideale per te mbrojtur produktet ne paleta gjate transportit e magazinimit. Ky produkt mund te personalizohet sipas permasave te ndryshme, cilesise (kunder lageshtise ose jo), ngjyres e printimit me logon e klientit.
Profilet e kartonit sigurojne mbrojtje kunder forcave te jashtme, si goditjet, tronditjet, lekundjet e trysnia.
Perforconi paketimin tuaj me Profile Kartoni dhe reduktoni demtimet e mallit.

Ambalazhe Ushqimore

DimapakAdmin

Dimapak ofron nje game te gjere produktesh ambalazhimi per industrine ushqimore.
Nga fermeri te konsumatori final, materialet tona kane aftesi te ruajne vlerat ushqimore, shijen, ngjyren, sigurine e produktit si dhe ulin ndjeshem shperdorimin e ushqimit. Sektoret e aplikimit jane: ambalazhimi i mishit te fresket dhe te perpunuar, produkteve te bulmetit (djathi etj), pules, peshkut dhe ne supermarkete te reparti i ushiqimeve te fresketa.

Gama jone e plote e produkteve te ambalazhimit per kete sektor ka perberje komplekse dhe ploteson kerkesat me specifike te klienteve per ambalazhim ne vakum dhe atmosfere te modifikuar. Synimi yne eshte te ofrojme produkte ambalazhimi gjithmone e me inovative qe rrisin eficencen operacionale dhe ne thelb kontribuojne ne uljen e shperdorimit te ushqimit dhe te ndotjes se mjedisit.

Produktet qe ne ofrojme jane:

  • Qese Vakumi PA/PE
  • Filma Flow Pack Vertikale e Horizontale
  • Filma per ‘’Tray Lidding’’
  • Filma Vakumi ‘’Skin’’
  • Stretch Film: PVC dhe Polietilen
  • Vasketa XPS standarte dhe perthithese
  • Shrink Bags per:
  • Perdorim te pergjithshem
  • Rezistence te mesme
  • Rezistence te larte per kocka
  • Stazhonimin e djathit
  • Pasterizim
  • Produkte te ngrira
  • Filma High-Barrier per Termoformim:
  • Filma te poshtem, Fleksibel e Rigide
  • Filma te siperm
Pvc-Stretch-on-Dispenser

Karakteristikat me te rendesishme me te cilat mund te personalizohen disa nga keto produkte jane:  barriera e larte ndaj oksigjenit, gazrave, aromave, lageshtise, antifog, per pasterizim, rezistenca e larte mekanike, Easy Open, Reclosable, prinitimi deri ne 8 ngjyra etj.

Doreza Adezive

DimapakAdmin

Ne ofrojme nje game te plote dorezash adezive qe perdoren gjeresisht ne industrine e pijeve, letrave higjenike e detergjenteve. Doreza adezive eshte nje mjet transporti e komunikimi praktik, ekonomik dhe eficent.
Mundesite e personalizimit jane te shumta duke filluar qe nga permasat e ndryshme te diferencuara per nga gjeresia, trashesia e gjatesia deri tek tipi i dorezes dhe printimi.

Disa nga tipet e dorezes jane:

  • Shirit adezivi me doreze te integruar i perbere nga suport adezivi dhe etikete e bute polietileni.
  • Shirit adezivi me doreze te integruar i perbere nga suport adezivi dhe etikete kartoni/letre.
  • Shirit adezivi me doreze te integruar i perbere nga suport adezivi dhe etikete polipropileni.
  • Doreze adezive per produkte me peshe te rende.

Me gamen e gjere te permasave, ngjyrave te ndryshme te ndryshme te printimit, i pergjigjemi edhe kerkesave me specifike te klienteve.

Shirita Metalike

DimapakAdmin

Shiriti metalik eshte nje produkt qe sherben per te shtrenguar, lidhur ne grup e paletizuar artikuj industriale me peshe te rende qe kerkojne force e rezistence te larte mbajtese.

Shiriti metalik qe ne ofrojme eshte i prodhuar me kontroll te rrepte cilesie duke garantuar nje produkt te standarteve nderkombetare. Procedurat e kontrollit te cilesise zbatohen qe nga perzgjedhja e lendeve te para, prodhimi e deri tek produkti perfundimtar. Shiriti yne eshte i trajtuar termikisht e i laminuar me te ftohte, ka permbajtje te larte magnezi dhe te ulet karboni, proces i cili e ben mjaft rezistent ndaj forcave te jashtme qe ushtrohen mbi produktin e lidhur. Ky proces unik ne llojin e tij eshte i patentuar.
Dimapak ofron nje game te gjere shiritash metalike te diferencuar per nga gjeresia e trashesia per perdorim ne industrine metalike, ne industrine e drurit dhe materialeve te renda te ndertimit si blloqet, tubat e betonit, etj.

Per lidhjen e shiritit metalik ofrojme:

  • Pajisje manuale
  • Pajisje pneumatike
  • Kapese dhe aksesore

Shirita plastike

DimapakAdmin

Shiritat Plastike kane perdorim te gjere per lidhjen e paletave dhe produkteve te ndryshme ne fushen e prodhimit industrial, shperndarjes dhe logjistikes. Shiritat qe ne ofrojme jane performante por edhe ekologjike, 100% te ricklueshem jane te prodhuar nga lende te para te rigjeneruara e jo vetem. Cilesia e shiritave tane eshte e kontrolluar dhe e certifikuar per shkak te perzgjedhjes se lendeve te para me te mira dhe prodhimit me teknologjine me te avancuar.

Shiritat Plastike ndahen ne dy kategori kryesore:

Shirit Poliesteri PET

I prodhuar nga lende te para teresisht te ricikluara, shiriti PET ka force te jashtezakonshme mbajtjeje dhe elasticitet te kufizuar. Eshte i pandjeshem ndaj agjenteve atmosferike si ndryshimi i temperaturave dhe rrezeve te diellit ultraviolet.
Garanton shtrengim dhe siguri te produktit te ambalazhuar ne cdo faze te procesit, qe nga ambalazhimi, transportimi, magazinimi per nje kohe te gjate e deri ne mberritjen e paletes te klienti final.

Meqenese nuk ndryshket dhe ofron qendrueshmeri absolute te paletes shpesh eshte alternative zevendesuese e shiritit metalik.
I prodhuar ne permasa te ndryshme ky produkt perdoret ne makina automatike dhe pajisje manuale me ngjitje.
Sektoret e perdorimit te shiritit PET jane: ai i ndertimit (tulla, tjegulla, blloqe betoni etj), logjistika, industria metalike, e drurit, e pijeve dhe e kartonit.

Shirit Polipropileni PP

Shiriti i Polipropilenit PP perdoret gjeresisht ne shume sektore te industrise, si nje zgjidhje praktike dhe ekonomike. Ne varesi te aplikimit dhe produktit qe do te lidhet, ky artikull eshte i pershtatshem per perdorim si me makineri automatike ashtu edhe me pajisje manuale me ngjitje ose me kapese.
Shiritat plastike PP mund te konsiderohen si mjet komunikimi pasi mund te printohen deri ne 3 ngjyra me qellim dallimin e markes se klientit.

Ne ofrojme nje game te plote shiritash plastike te diferencuar per nga gjeresia, trashesia, gjatesia, lloji i siperfaqes (e sheshte ose me reliev) e ngjyra duke na lejuar te japim zgjidhje te personalizuara per plotesimin e gjithe kerkesave te tregut.
Pervoja jone e gjate na mundeson ti jemi krahe klientit per te bere zgjedhjen e duhur teknikisht sipas nevojave e kushteve te tij te ambalazhimit.

Shrink Film LDPE

DimapakAdmin


Shrink Film eshte produkt qe ka perdorim te gjere ne industrine e ambalazhimit te pijeve, miellit, orizit, sheqerit, konservave, si dhe ne industrine e ambalazhimit te materialeve te ndertimit.

Ky artikull perdoret lehtesisht ne makineri me termotkurrje te cilat mund te jene automatike me hedhje filmi dhe ½ automatike me barre saldimi. Dimapak ofron nje game te gjere e te plote te artikullit Shrink Film PE, qe i pershtatet te gjitha produkteve dhe makinerive te klienteve tane. Filmi prodhohet me teknologjine me te avancuar te kohes, duke bere qe te gjitha karakteristikat teknike te kontrollohen ne menyre automatike. Gama plotesohet se fundmi me familjen e re te filmave ‘’Super te holle’’ qe mundesojne uljen e konsumit te materialit deri ne 50% duke garantuar te njejten rezistence e qendrueshmeri te pakos.

Objektivi yne:

Formati 1,5Lt 2×3 me Trashesi 30-35 mikron.

Formati 2.0Lt 2×3 me Trashesi 40 mikron.

Ne qendrojme krahe klienteve tane duke ofruar zgjidhje te personalizuara. Mundesite e personalizimit jane te shumta duke filluar qe nga forma ne baze te aplikimit e deri te printimi.
Format e filmit mund te jene: Flete ne bobine, i palosur ne nje ane, i palosur ne dy ane, shumepalesh, tub, tub i palosur dhe gjithashtu thes i gatshem.

Shrink Film mund te ofrohet me ngjyra transparente ose opake, i mikroforuar dhe NoCollant ( film qe nuk ngjit ) per produkte te ambalazhuara me perpara me film. Ky produkt eshte mjet i forte komunkimi per klientet tane. Shrink Film qe ne ofrojme eshte ideal per produktet qe do ekspozohen fale transparences dhe shkelqimit te larte qe ka.
Shrink Film mund te printohet me cilesi shume te larte deri ne 10 ngjyra duke i garantuar produktit te ambalazhuar veti te shkelqyera optike per identifikimin e markes ne piken e shitjes.

Imazhi juaj eshte i rendesishem per ne, ndaj stafi yne eshte gjithmone i gatshem per te bashkepunuar ne zbatimin e ideve te klienteve tane.

Shrink Film Poliolefin

DimapakAdmin

Shrink Film Poliolefin

Ky produkt perdoret gjeresisht ne makineri ½ e plotesisht automatike per ambalazhimin e produkteve ushqimore dhe industriale.
Edhe pse ka trashesise te ulet ka rezistence te larte mekanike, saldim te qendrueshem e force te larte mbajtese duke siguruar mbrojtje ndaj faktoreve te jashtem dhe paraqitje te shkelqyer te produktit te ambalazhuar.

Shrink Film Poliolefin ka peshe te ulet specifike dhe tkurret ne temperature relativisht te ulet. Per mbrojtje me te mire te produktit te ambalazhuar filmi mund te behet me veti Antifog, me barriere EVOH si dhe barriere ndaj oksigjenit e aromave te ndryshme.
Disa shembuj te perdorimit jane ambalazhimi i: ushqimeve te thata, te ngrira e te sheqerosura, pica, pasta etj, gjithashtu edhe produkteve industriale si pako promocionale, produkte shtypi, DVD, korniza fotografie, lodra etj.
Mund te personalizohet duke u stampuar ne Flexografi me logon e klientit.

Shrink Film PVC

Ky produkt perdoret ne makineri me termotkurrje, me trashesi te ulet 15-19 mikron per ambalazhimin e produkteve industriale me permasa te vogla e peshe te lehte. Fale transparences dhe shkelqimit qe ka siguron prezantim te mire dhe mbrojtje te produktit. Ky film mund te perforohet dhe te personalizohet nga forma e cila mund te jete flete ne bobine ose e palosur.

Autostrada Tirane-Durres, Km, 8, Tirana, Albania
2018 Dimapak - Make it easy. All right reserved. ©