Ambalazhe mbrojtese
Dimapak ofron nje game te gjere artikujsh ‘’Product Care’’ te krijuara enkas per te shmangur shperdorimin e materialit, energjise, hapesires, kohes, e punes se dores. Synimi eshte ulja e demtimeve duke siguruar qe produktet dhe materialet e paketuara te jene te mbrojtura gjate gjithe udhetimit te tyre deri ne mberritjen te klienti final. Nje tjeter qellim kryesor eshte optimizimi i permasave te pakos dhe hapesires se ambalazhimit. Permasat e duhura te hapesires dhe pakos rrisin eficencen ne pune dhe bejne qe kostot e transportit te jene me te uleta. Pervoja e klientit nuk mbaron me dorezimin e suksesshem te pakos. Pakoja terheqese qe hapet lehte dhe mund te riperdoret kane impakt te qendrueshem ne besnikerine e klientit dhe reputacionin e markes tuaj.
Artikujt e familjes Product Care qe ne ofrojme jane:
Bubble Film – Diferenca eshte te Barriera
Filmi me flluska qe ne ofrojme ka nje Shtrese Barriere qe mban ajrin brenda e cila siguron mbrojtje te mire dhe te qendrueshme ne kohe ne krahasim me produktet e tjera te zakonshme.
‘’Sekreti’’ eshte te Barriera.
Ky produkt eshte i disponueshem ne gjeresi e gjatesi te ndryshme, gjithashtu edhe ne formen e qeseve te gatshme me mbyllje te lehte Peel & Seal. Bubble Film mund te personalizohet duke u printuar me logon e klientit.
CellAir – Foam packaging
Eshte produkt shume i perhapur per cfaredo tip amballazhimi. Ofron mbrojtje dhe eshte zgjidhje mjaft eficente. I reziston lageshtise dhe ofron izolim termik. Ky produkt i prodhuar nga Polietileni i Ricikluar eshte i disponueshem ne permasa te ndryshme per nga gjeresia, trashesia e gjatesia.
Profil U, Profil L, Profil Per Xhama, Kendore
Zarfe Mail Lite
Zarfet e mbushur me flluska jane zgjidhja e duhur per mbrojtje te produkteve delikate gjate transportit. Shtresa Barriere garanton mbajtjen e ajrit brenda zarfit edhe gjate ushtrimit te forcave te jashtme.
Mail-Lite eshte i disponueshem ne permasa te ndryshme. Zarfi mund te personalizohet duke printuar marken e klientit.
Inflatable Sistems – Sisteme fryrese
Sistemet me fryrje te filmit ‘’NewAir IB Express’’ (NAX) dhe ‘’FillAir Cyclone’’ (FAC) prodhojne perkatesisht; film me flluska me barriere me gjeresi 40 e 80 cm dhe jasteqe me ajer per mbrojtje te produktit dhe mbushje te boshllekut ne kuti.
Keto makineri mundesojne nje kursim te jashtezakonshem te hapesires se punes. Fryrja e filmit me keto makineri kerkon shume pak hapesire dhe shmang transportin e materialeve voluminoze si Bubble Film dhe CellAir. Ne kete menyre klientet shfrytezojne ne menyren e duhur hapesiren dhe ulin koston e transportit
Profile Kartoni – Edgeboards
Profilet e Kartonit tip L jane ideale per te mbrojtur produktet ne paleta gjate transportit e magazinimit. Ky produkt mund te personalizohet sipas permasave te ndryshme, cilesise (kunder lageshtise ose jo), ngjyres e printimit me logon e klientit.
Profilet e kartonit sigurojne mbrojtje kunder forcave te jashtme, si goditjet, tronditjet, lekundjet e trysnia.
Perforconi paketimin tuaj me Profile Kartoni dhe reduktoni demtimet e mallit.