Shrink Film Poliolefin

DimapakAdmin

Shrink Film Poliolefin

Ky produkt perdoret gjeresisht ne makineri ½ e plotesisht automatike per ambalazhimin e produkteve ushqimore dhe industriale.
Edhe pse ka trashesise te ulet ka rezistence te larte mekanike, saldim te qendrueshem e force te larte mbajtese duke siguruar mbrojtje ndaj faktoreve te jashtem dhe paraqitje te shkelqyer te produktit te ambalazhuar.

Shrink Film Poliolefin ka peshe te ulet specifike dhe tkurret ne temperature relativisht te ulet. Per mbrojtje me te mire te produktit te ambalazhuar filmi mund te behet me veti Antifog, me barriere EVOH si dhe barriere ndaj oksigjenit e aromave te ndryshme.
Disa shembuj te perdorimit jane ambalazhimi i: ushqimeve te thata, te ngrira e te sheqerosura, pica, pasta etj, gjithashtu edhe produkteve industriale si pako promocionale, produkte shtypi, DVD, korniza fotografie, lodra etj.
Mund te personalizohet duke u stampuar ne Flexografi me logon e klientit.

Shrink Film PVC

Ky produkt perdoret ne makineri me termotkurrje, me trashesi te ulet 15-19 mikron per ambalazhimin e produkteve industriale me permasa te vogla e peshe te lehte. Fale transparences dhe shkelqimit qe ka siguron prezantim te mire dhe mbrojtje te produktit. Ky film mund te perforohet dhe te personalizohet nga forma e cila mund te jete flete ne bobine ose e palosur.