Shrink Film eshte produkt qe ka perdorim te gjere ne industrine e ambalazhimit te pijeve, miellit, orizit, sheqerit, konservave, si dhe ne industrine e ambalazhimit te materialeve te ndertimit.
Ky artikull perdoret lehtesisht ne makineri me termotkurrje te cilat mund te jene automatike me hedhje filmi dhe ½ automatike me barre saldimi. Dimapak ofron nje game te gjere e te plote te artikullit Shrink Film PE, qe i pershtatet te gjitha produkteve dhe makinerive te klienteve tane. Filmi prodhohet me teknologjine me te avancuar te kohes, duke bere qe te gjitha karakteristikat teknike te kontrollohen ne menyre automatike. Gama plotesohet se fundmi me familjen e re te filmave ‘’Super te holle’’ qe mundesojne uljen e konsumit te materialit deri ne 50% duke garantuar te njejten rezistence e qendrueshmeri te pakos.
Objektivi yne:
Formati 1,5Lt 2×3 me Trashesi 30-35 mikron.
Formati 2.0Lt 2×3 me Trashesi 40 mikron.
Ne qendrojme krahe klienteve tane duke ofruar zgjidhje te personalizuara. Mundesite e personalizimit jane te shumta duke filluar qe nga forma ne baze te aplikimit e deri te printimi.
Format e filmit mund te jene: Flete ne bobine, i palosur ne nje ane, i palosur ne dy ane, shumepalesh, tub, tub i palosur dhe gjithashtu thes i gatshem.
Shrink Film mund te ofrohet me ngjyra transparente ose opake, i mikroforuar dhe NoCollant ( film qe nuk ngjit ) per produkte te ambalazhuara me perpara me film. Ky produkt eshte mjet i forte komunkimi per klientet tane. Shrink Film qe ne ofrojme eshte ideal per produktet qe do ekspozohen fale transparences dhe shkelqimit te larte qe ka.
Shrink Film mund te printohet me cilesi shume te larte deri ne 10 ngjyra duke i garantuar produktit te ambalazhuar veti te shkelqyera optike per identifikimin e markes ne piken e shitjes.
Imazhi juaj eshte i rendesishem per ne, ndaj stafi yne eshte gjithmone i gatshem per te bashkepunuar ne zbatimin e ideve te klienteve tane.