Stretch Film perdoret per lidhjen ose mbeshtjelljen e paletave per te garantuar mbrojtje e siguri te produktit te ambalazhuar gjate transportit e magazinimit.
Eshte i disponueshem ne variantet per perdorim manual, ne makineri ½ automatike e automatike. Dimapak ofron nje game te plote Stretch Film-i per te gjitha llojet e aplikimeve, te diferencuar per nga trashesia, aftesia per tu terhequr, ngjyra, trajtimi UV, pjesa e jashtme e rreshqitshme dhe printimi deri ne 3 ngjyra. Stretch Film, ne baze te vetise se tij tu terhequr, memories elastike, dhe rezistences se larte ndaj shpimit eshte zgjidhja me efikase dhe eficente per lidhjen e cdo tipi palete.


Kategorite e Stretch Film qe ne ofrojme jane:
Stretch Film Manual
Perdoret manualisht per lidhjen e paletave dhe jo vetem. Eshte i disponueshem ne variantet me karton te holle ose te trashe, me gjeresi, trashesi dhe ngjyra ndryshme.


PreStretched Film
Eshte gjenerata me e re filmit Stretch qe prodhohet i terhequr dhe me trashesi te ulet duke mundesuar kursim e lehtesi ne aplikim. Ky artikull eshte i disponueshem ne variantin per perdorim manual si dhe per makina ½ automatike me kapacitet te ulet terheqes. Mund te jete me karton ose ne variantin ‘’Coreless’’ pa karton.


* Te gjitha kategorite e mesiperme mund te personalizohen sipas kerkeses se klientit.